Qëndrimi im për planin franko-gjerman nuk ka ndryshuar
20 shkurt 2023
| 15:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të ShBA-së, me një aktivitet ku merrnin pjesë dhe një grup fëmijësh, te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.
Osmani pas aktivitetit, nuk ka komentuar më shumë në pyetjet e gazetarëve rreth planit franko-gjerman, duke thënë se qëndrimi i saj lidhur me këtë çështje nuk ka ndryshuar.
“Dihet qëndrimi im për planin franko-gjerman, nuk ka ndryshuar”, ka thënë Osmani.