![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/Albena-reshitaj-1.jpg)
Qëndroi në sallë kur u votua Vjosa Osmani si presidente, AAK-ja merr vendim për Albena Reshitajn
27 prill 2021
| 22:37
Kryesia e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, dega në Suharekë, e ka mbështetur deputeten Albena Reshitaj, lidhur me qëndrimin e saj, për të qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa votohej Vjosa Osmani për presidente.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se konstatuan që të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK.
“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj. Albena Reshitaj. Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës. Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, tha ai.