Qëndron Kastrati dhe mikrobiologu Lul Raka bëjnë thirrje të qëndroni në shtëpi
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është takuar sot me mikrobiologun Lul Raka, njëherësh edhe koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Pas rasteve të reja në Kamenicë, sot patëm në takim mikrobiologun Lul Raka, njëherësh edhe koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Diskutuam në lidhje me hapat që do ndërmarrim dhe ai na ofroi bashkëpunimin e tij të plotë në menaxhimin e kësaj situate që po e kalojmë. Unë, z. Raka dhe gjithë stafi mjekësor e kemi një lutje për ju. Qëndroni në shtëpi, sepse vetëm kjo na ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virusit”, ka shkruar kryetari Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/