Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni zgjedhen nënkryetarë të PSD-së
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të dielën mbledhjen e Këshillit Drejtues, me ç’rast u janë votuar dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjetër të Kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe përfaqësim të barabartë gjinor 50/50.
Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e rinj, kurse Teutë Rrusta është votuar si sekretare e përgjithshme e PSD-së.
Po ashtu, gjatë mbledhjes është diskutuar edhe rreth orientimit të subjektit të ri, ku Këshilli Drejtues i PSD-së është dakorduar që në mbledhjen e radhës që do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit të miratohet dokumenti që qartëson rrugën e tyre.
PSD-ja nga java e kaluar drejtohet nga Dardan Molliqaj, i cili ka zëvendësuar Shpend Ahmetin.
Anëtarë tjerë të Kryesisë së PSD-së:
Adea Batusha
Adem Megjuani
Albulenë Smaka
Blinera Sheholli-Dudi
Dren Kukaj
Drilon Pireva
Driton Çaushi
Eleonora Çeku
Faton Topalli
Frashër Krasniqi
Kaqusha Jashari
Natyra Kuçi
Nol Nushi
Shpresa Sejdiu
Shqipe Kastrati
Shyqiri Bytyqi
Visare Gorani
/Epoka e re/