Qëndron Kastrati e pranon humbjen, e uron kandidatin e Vetëvendosjes
14 nëntor 2021
| 20:08
Kandidati i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka humbur zgjedhjet në Kamenicë.
“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese!”.
“Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit! Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!”, ka shkruar Kastrati.