Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë, policia nis hetimet

14 nëntor 2021 | 17:34

Kryetari i Komunës së Kamenicës njëherësh edhe kandidati i PSD-së për kryetar të kësaj komune, Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Shtabit të kryetarit të Kamenicës, Arianit Ibrahimi.

Ndërsa rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rasti është sulm dhe dëmtim prone, i cili ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:00. Policia është duke bërë hetimet lidhur me rastet”, ka thënë Hashani.

Ai ka thënë se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 23:00 në Karaçevë të Ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili po garon për…