Qëndron Kastrati mbet në baltë (video)
28 dhjetor 2017
| 21:03
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati sot doli për herë të parë në terren.
Ai shkoi në fshatin Sfircë, që është në brezin kufitar me Serbinë, e ku u bind vetë se duhet shtruar rrugë në këtë fshat, njofton Klan Kosova.
Atij disa herë i mbeti makina në baltë.
Kreu i Kamenicës vizitoi edhe familjen Berisha e cila tash e 18 vjet jeton pa rrymë.