Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për kryetar të Kamenicës: “Albina është titulli, Naimi është vula”

17 gusht 2021 | 00:55

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shpallur kandidaturën e vet për kryetar të komunës edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet që do të mbahen me 17 tetor 2021.

Kastrati përmes një deklarate publike ka bërë me dije se 29 emra, të listës për asambleist secili është më i vlefshëm se tjetri. “Të radhitur me short sepse jemi bashkë në këtë projekt”, ka shkruar Kastrati.

Albina është titulli. Naimi është vula.

Kandidatët e tjerë janë teksti dhe përmbajtja e deklaratës sime për kandidaturë për mandatin e dytë.

E gjithë lista përfaqëson program e gjeografi. Mbi te gjitha perfaqëson synimin për barazi. 29 emra, secili më i vlefshëm se tjetri. Të radhitur me short sepse jemi bashkë në këtë projekt.

Një grua shembullore, arkitekte e suksesshme në Zvicërr, Albina Mahmuti-Berisha ka vendosur që të kthehet në Kosovë. Interesimi i saj për zhvillimet në Kamenicë ka qenë i vazhdueshëm dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në vendin ku u lind e u rrit është e pashembullt. Së bashku do të punojmë për projekte zhvillimore për të ardhmen e Kamenicës.

Naimi ia jep vulën listës më të mirë në historinë e Kamenicës. Punëtor më të madh e më të ndershëm nuk gjen. Kontributi i tij për zhvillimin e bujqësisë, njohja në detaje e secilit aspekt të kësaj fushe e bën Naimin njërin prej drejtorëve më të suksesshëm ndonjëherë. Jam krenar që e kam krah të djathtë.

Pa modesti e them se lista është brilante. Gjithësecili kandidat përfaqëson integritet personal e profesional, ndershmëri e zell për punë. Është listë gjithëpërfshirëse me kandidatë nga zona të ndryshme të komunës e nga kategori të ndryshme shoqërore. Të gjithë të përkushtuar për punë, të gjithë të dëshmuar në punë e në shoqëri. Rradha e kandidatëve është përcaktuar me short, sepse janë projektet të cilat do t’i prezentojmë që kanë rradhitje sipas rëndësisë e që të gjithë ne do të angazhohemi barabartësisht për të ardhmen e fëmijëve, të rinjve, për bujkun, pacientin, ndërmarrësin e mjeshtrin. Për të sjellë Kamenicën në një fazë të re të zhvillimit. Për projekte ambicioze. Në ditët në vazhdim do të prezentojmë listën që e bindë secilin, listën që do të fitojë bindshëm!

Unë sot e deklaroj kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Kamenicës.

Bashkë fitojmë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit dhe drejtues i…