Qëndronin në një bujtinë, infektohen me koronavirus 138 azilkërkues në Portugali
20 prill 2020
| 15:55
Mbi 130 persona janë infektuar me koronavirus në një bujtinë në Portugali. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët lokalë të Lisbonës.
‘The Guardian’ shkruan se bëhet 138 azilkërkues, të cilët iu nënshtruan testit dhe rezultuan pozitiv me COVID-19.
Anëtari i Këshillit të Qytetit, Carlos Castro pohoi se vetëm 37 persona rezultuan negativ, të cilët do të kthehen përsëri në vendin ku kanë qenë të strehuar më herët.
“Po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u dhënë siguri këtyre njerëzve dhe të gjithë banorëve të lagjes”, pohoi Castro.
Deri më tani në Portugali janë shënuar 735 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 20,863 persona.
Vendi do të qëndrojë i izoluar deri më 4 maj për shkak të koronavirusit.
/Ora News.tv/