Qëndrueshmëri në jetëgjatësi: Samsung ofron garanci 20-vjeçare për komponentët kryesor të shumicës së pajisjeve shtëpiake
Në Bespoke Home 2022 në qershor, Samsung prezantoi vizionin e tij për zgjidhje të qëndrueshme në shtëpi bazuar në konceptin Bespoke të pajisjeve fleksibël që përshtaten për të ofruar zgjidhje efikase të kujdesit në shtëpi teksa jeta evoluon. Ky koncept përfshin reduktimin e mbetjeve duke zgjatur jetëgjatësinë e pajisjeve të Samsung pasi zëvendësimi i shpeshtë i pajisjeve shtëpiake jo vetëm që prodhon mbeturina fizike por kushton kohë dhe energji gjithashtu. Samsung po e lufton më tej këtë harxhim me zgjidhje të qëndrueshme të bazuara në jetëgjatësi dhe të mbështetur nga garancia 20-vjeçare e kompanisë për teknologjitë e inverterit digjital në lavatriçe, tharëse dhe frigorifer, që ka hyrë në fuqi më 1 korrik.
Investimi në Cilësi
Samsung është i përkushtuar për të ofruar pajisje me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme që përmirësojnë jetën e përdoruesve në shtëpi dhe garancia 20-vjeçare për komponentët kryesorë të pajisjeve kryesore shërben si dëshmi. Pavarësisht se garancia fillimisht filloi si një garanci 10-vjeçare si për Evropën ashtu edhe për SHBA-në, kjo rritje deri në 20 vjet pasqyron besimin dhe angazhimin e Samsung ndaj produkteve të saj.
Fillimi i këtij angazhimi nisi me kërkimin dhe zhvillimin. Përmes dekadash investimesh të vazhdueshme, Samsung është në gjendje t’u ofrojë konsumatorëve pajisje që kombinojnë teknologjitë më të avancuara të Samsung me dizajne të bukura që përmirësojnë eksperiencën në shtëpi. Këtë e dëshmojnë edhe pajisjet më të fundit të kuzhinës. Nga frigoriferët te lavatriçet, çdo produkt Samsung kalon në një fazë rigoroze për sigurimin e cilësisë gjatë së cilës produktet testohen për t’u siguruar që do të funksionojnë siç duhet për shumë vite. Ky proces është një nga arsyet kryesore pse produktet Samsung njihen për cilësinë e tyre. Rezultat i investimit të kompanisë në cilësi janë veçanërisht teknologjitë e inverterit digjital të Samsung (DIT)
Jetëgjatësi që rrjedh nga dekada inovacioni
Teknologjia e inverterit digjital është një komponent thelbësor i pajisjeve. E ndërtuar mbi më shumë se 25 vjet kërkime dhe zhvillimi, DIT ndikon në gjithçka, nga efikasiteti i energjisë deri te performanca, ashtu edhe jetëgjatësia e pajisjeve kryesore si frigoriferët dhe lavatriçet. Si i tillë, mbrojtja e integritetit të këtij komponenti bazë, me një garanci 20-vjeçare, zgjat periudhën e përdorimit të pajisjeve, ofron lehtësim për përdoruesit nëpërmjet besueshmërisë dhe redukton mbetjet mjedisore. Për të kuptuar më mirë, le të zbulojmë se çfarë janë inverterët digjitalë dhe si funksionojnë ata.
Në lavatriçe, DIT vjen në formën e një motori inverter digjital (DIM) që përdoret për të rrotulluar dhe pulsuar kazanin e lavatriçes gjatë cikleve të larjes. Hulumtimi i gjatë dhjetëvjeçar i Samsung dhe inxhinieria eksperte do të thotë që DIM-et e tij janë më të avancuara në disa aspekte në krahasim me ato që gjenden në lavatriçet tradicionale.
Invertorët digjitalë të Samsung ofrojnë më shumë saktësi dhe fuqi e në të njëjtën kohë prodhojnë më pak zhurmë dhe dridhje . Për përdoruesit, saktësia dhe fuqia e përmirësuar do të thotë larje më e shpejtë dhe më efikase e rrobave, ndërsa zhurma dhe dridhja e reduktuar do të thotë që ata mund të lajnë rrobat në çdo kohë, ditë apo natë, pa e vrarë mendjen për shqetësimin e anëtarëve të familjes. Mbresëlënëse është se, funksionimi i qëndrueshëm dhe i qetë i teknologjisë së inverterit digjital i bën lavatriçet Samsung më jetëgjata duke reduktuar dëmtimet nga përdorimi i shumtë.
Në frigoriferë, teknologjia e inverterit digjital merr formën e kompresorëve me inverter digjital (DIC) që veprojnë si zemra e njësisë, duke qarkulluar ajrin e ftohtë nëpër ndarje. Në praktikë, kjo do të thotë që frigoriferët funksionojnë me fuqi më të lartë gjatë periudhave të përdorimit të lartë, si p.sh. gjatë ditës dhe funksionojnë me fuqi të reduktuar, duke kursyer energji gjatë periudhave me përdorim të ulët, si p.sh. gjatë natës.
Pavarësisht se si përdoren, teknologjitë e inverterit të Samsung dallojnë për jetëgjatësinë. Të dyja teknologjitë e inverterit digjital në frigoriferë dhe lavatriçe janë certifikuar nga ekipi i inxhinierëve në Verband Deutscher Elektrotechniker (VDE), një institut testimi i pavarur, i krijuar në 1893, i njohur për standardet e tyre të larta. Pas më shumë se 4000 ciklesh testimi, lavatriçja Samsung me DIT mori shenjën VDE që tregon sigurinë dhe cilësinë.
Duke aplikuar garancinë për teknologjitë e inverterit digjital të Samsung, kompania po ndermerr një zotim për përdoruesit e saj për të ofruar vlerë të shtuar për vitet në vijim. Respektimi i këtij zotimi do të thotë që pjesët e nevojshme për mirëmbajtjen dhe shërbimin e DIT-ve do të vihen në dispozicion për 20 vjet. Përdoruesit mund të jenë të sigurt duke ditur se shërbimi i Samsung duke përdorur produkte të prodhuara nga Samsung do të jetë aty kur t’u duhen.