Qeni hero shpëton familjen nga zjarri

26 mars 2019 | 11:20

Nuk është sekret që qentë janë miqtë e njerëzve. Dhe një burrë nga ShBA-ja ka provuar vlerën e kësaj miqësie.

Në një postim në “Twitter” ai ka treguar se si qeni i tij hero e shpëtoi së bashku me familjen nga një zjarr masiv. Ulysses S. Cocksman shkoi të flinte gjumë së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten. Por, rreth mesnatës, Hank filloi të lehte me zë të lartë.

I shqetësuar se mos fëmijët zgjoheshin nga gjumi, ai u ngre nga gjumi për të parë se çfarë kishte qeni i tij dhe kur e pa nuk mund t’u besonte syve. I gjithë kopshti i tij ishte përfshirë nga flakët. Ai menjëherë zgjoi familjen dhe i nxori të gjithë jashtë, së bashku me dy qentë për t’i shpëtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriminelët kanë mbushur minj të ngordhur me drogë dhe telefona…