Qeni hyn në rajonin e policisë për ta shpallur veten të humbur
26 shkurt 2020
| 11:16
Një qen në Teksas eci rreth 1.5 kilometra larg shtëpisë në mes të natës dhe përfundoi në Departamentin e Policisë.
Policët e Departamentit të Policisë në Odessa të ShBA-së u shokuan kur një qen hyri brenda godinës, shkruan “Daily Mail”.
Ai u largua nga shtëpia gjatë kohës që pronari i tij ishte duke fjetur. Rreshteri Rusty Martin tha: “Ne të gjithë ishim të ngazëllyer që e morëm atë brenda ndërtesës. Kemi pasur një top tenisi dhe ia hodhëm që të luante. Të gjithë e donin shumë. Ne menduam se ai dëshironte të aplikonte për një pozicion pune pranë nesh”, ka shkruar në “Facebook” policia Odess.