Qeni italian zbuloi drogën spanjolle “Covid-19” me shkrim arab
08 dhjetor 2020
| 08:11
Policia italiane zbuloi një ngarkesë droge të nisur nga Spanja për në Torino.
Lënda narkotike e vendosur nga korrierët në autobus u zbulua nga qentë anti-drogë në momentin që arriti në stacion në Torino pas kontrollit.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e policisë ishte mbishkrimi mbi pakot e drogës. 8.5 kg kanabis e ndarë në disa pako brenda një valixheje kishte mbishkrimet “Covid-19” edhe në arabisht.
Për sasinë e drogës policia italiane arrestoi një të ri nga Gambia, ndërsa disa ditë më parë u arrestua një shqiptar i cili po kthehej nga Barcelona dhe në çantë kishte një kg kanabis.