
Qeni kafshon një person në Malishevë, policia interviston pronarin e tij
19 tetor 2022
| 11:12
Një person në Malishevë është kafshuar dje nga një qen në pronën e tij.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur derisa viktima po punonte në pronën e tij.
Lidhur me rastin viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa po ashtu është intervistuar pronari i qenit.
Në konsultim me prokurorin rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.