Qeni po e pret rikthimin e Salas

06 shkurt 2019 | 09:11

Qeni i Emiliano Sala është ende duke pritur futbollistin që të kthehet në shtëpi, disa javë pasi avioni me të cilin po udhëtonte argjentinasi u zhduk nga radarët.

Motra e Emilianos, Romina Sala ka shpërndarë në Facebook një foto ku shihet qeni i ulur në pragun e derës duke pritur.

“Edhe Nala po të pret…”, shkroi Romina në foton që të këput shpirtin.

28-vjeçari nuk është parë që kur avioni Piper PA-46 Malibu u zhduk. Sala dhe piloti i avionit, Dave Ibbertson mendohet se kanë vdekur pasi avioni është rrëzuar gjatë transportit nga Nanta e Francës në Kardif të Uellsit, ku futbollisti do të niste një aventurë të re në karrierën e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para 20 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i…