Qeni vendos rekord, sjell në jetë në mënyrë natyrale 21 qenushë
08 dhjetor 2019
| 12:34
Një qen britanik ka lindur 21 këlyshë në mënyrë natyrale dhe raportohet se ka vendosur rekord të ri botëror.
Kur Joanne Hine zbuloi se qeni i saj Mary Jane (MJ) ishte mbarës i thanë se mund të lindte deri në gjashtë këlyshë.
Por kur erdhi data e lindjes MJ tregoi se, në fakt, numri i qenushëve ishte shumë më i lartë. Ajo lindi 21 këlyshë shumë afër rekordit botëror Gines të vendosur në vitin 2004 nga Tia.