Qentë endacakë e bëjnë gjakovaren për spital
Numri i madh i qenve endacak në rrugët e qyteteve të Kosovës shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka pasur edhe raste të rënda ku qytetarët kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.
Një rast i tillë ka ndodh sot në Gjakovë, ku në mëngjes një punëtore e QKMF-së, është sulmuar te “Parku i Lirisë”, me ç’rast është dashtë të kërkoj ndihmë mjekësore.
Kështu ka bërë të ditur vet e sulmuara nga qentë endacak përmes “Facebook”:
Njoftimi i plotë i saj:
Jam Aferdita Mula-Zhubi, punetore ne QKMF Gjakove.
Dt 06.09 2023 perkatesisht sot ne oret e hershme te mengjesit ..
ORA: 05:45 minuta ne lagjen “Parku i Lirisë” duke ardhur ne pune sulmohem per here te dyte nga kafshimi i qenve endacak.
Ju lutem organeve kompetente Komuna e Gjakovës, te merni masa ndaj qenve endacak ne menyre qe te levizi lirshem drejt vendit te punes.
Shpresoj te has ne mirkuptim.
Me respekt Aferdita Zhubi.