Qerim Ademaj zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

29 janar 2020 | 16:59

Në organizimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, (KGjK), në ambientet e Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e kësaj gjykate kanë votuar për zgjedhjen e një gjyqtari të nominuar për anëtar të KGjK-së.

Kandidatë të nominuar për anëtarë të KGjK-së kanë qenë:, Frosina Sylejmani, Qerim Ademaj dhe Vaton Durguti.

Pas votimit të fshehtë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë zgjedhur Qerim Ademajn, anëtar të KGjK-së me shumicë votash në raundin e dytë.

I përzgjedhur nga radhët e Gjykatës së Apelit, gjyqtari Qerim Ademaj, konsiderohet si anëtar i KGjK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGjK-ja. Mandati i tij si anëtar i KGjK është 5-vjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian (BE), Josep…