Qerim Qerimi zgjedhet rektor i UP-së
21 nëntor 2022
| 15:03
Ka përfunduar votimi i fshehtë i nëntë anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” për zgjedhjen e rektorit të këtij universiteti.
Me gjashtë vota për, Këshilli Drejtues i UP-së ka zgjedhur Qerim Qerimin për rektor me mandat të përgjysmuar.
Kandidati Sefer Avdiaj ka marrë një votë, Ermir Rogova një votë dhe Butë Dedaj një votë.
Zgjedhja e rektorit të ri të UP-së vjen pas shkarkimit të Naser Sahitit nga kjo pozitë.