Qerim Rexhaj, shpall kandidaturën për kryetar të Istogut nga Lëvizja Vetëvendosje
Qerim Rexhaj ka shpallur kandidaturën për kryetar të komunës së Istogut nga Lëvizja Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur vet Rexhaj përmes një postimi në rrjetin social “Fcaebook”.
Me këtë rast ai e njoftoi opinionin publik me veprimtarinë e tij politike.
Rexhaj ishte bashkuar subjektit politik, LVV, më 2016.
Postimi i plotë i Rexhajt:
TË DASHUR VËLLEZER DHE MOTRA , TË DASHUR BASHKËQYTETARË TE KOMUNES SË ISTOGUT , TË NDERUAR BASHKËPARTIAKË TË LEVIZJES VETËVENDOSJE DEGA NË ISTOG , SOT PËRMBUSHA EDHE KUSHTIN E FUNDIT PËR KANDIDAT PËR KRYETAR TE KOMUNËS SË ISTOGUT .
JETËSHKRIMI IM
shkurtimisht
(CURRICULUM VITAE)
Emri dhe mbiemri: Qerim F.REXHAJ
Data e lindjes: 04.04.1957
Kualifikimi shkollor: Fakulteti Filozofik, Dega: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Profesioni: Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog
Adresa e banimit: Fshati Lubozhdë, Komuna e Istogut, rruga “Mirsad Idrizaj” nr.29.
Familja gjashtë anëtarëshe:
Qerim Rexhaj, profesor,
Luljeta Rexhaj, mësuese,
Ermal Rexhaj Fakulteti i Infermierisë,
Era Rexhaj, studente, viti i katërt drejtimi parafillor,
Ejona Rexhaj, studente, drejtimi pedagogjik-arsimi fillor,
Eralb Rexhaj, nxënës, klasa e nëntë SH.F.M.U
E mail adresa: [email protected]
*
Unë, QERIM Rexhaj kam lind më 04.04 1957 në fshatin Cerrcë të Komunës së Istogut. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm, gjimnazin, i kam kryer në Istog. Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës, kam studiuar Gjuhën angleze dhe Letërsi dhe gjuhë shqipe. Fillimisht kam punuar si arsimtar i gjuhës angleze në shkollën fillore“17 Nëntori”në Istog,por për shkak të bindjeve të mia politike dhe për shkak të burgosjes të dy vëllezërve të mi, familja jonë
diferencohet ideo-politikisht nga strukturat udhëheqëse të LKJ-së e në veçanti nga Komiteti Komunal i Istogut. Me këtë rast,jam përjashtuar nga procesi arsimor dhe më është ndaluar me dekret ushtrimi i profesionit të mësimdhënësit me arsyetimin: i papërshtatshëm ideopolitikisht për sistemin jugosllav,dënim të cilin e kam vuajtur 14 vjet me radhë.
VEPRIMTARIA ATDHETARE DHE POLITIKE
– Gjatë studimeve kam rënë në kontakt me Lëvizjen ilegale,gjate së cilës kohë kam zhvilluar një aktivitet të dendur në shpërndarjen e shtypit dhe të literaturës ilegale atdhetare të kohës dhe kam marrë pjesë aktive në demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë dhe në Istog.
– Gjatë viteve të 80-ta kam vepruar në kuadër të organizatës së LPK, në cilësinë e korrespondentit të revistës “Zëri i Kosovës”, organ i LPK-së, për Komunën e Istogut.
– Në vitin 1988 kam organizuar dhe kam merr pjesë në protestat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit,
– Pas themelimit të LDK-së, në dhjetor të vitit 1989, së bashku me disa veprimtarë kam themeluar Këshillin Nismëtar të LDK-së, dega në Istog, ku, me votim të fshehtë zgjidhem Kryetar i Këshillit për komunën e Istogut,Si antar i Kryesisë së Degës së LDK së kam qenë nga fillimi deri më 1998 kur kam dhënë dorëheqje nga kjo parti,
– Më 1992, së bashku me disa bashkëveprimtarë , kemi themeluar Shtabin Komunal të Mbrojtjes në Istog, ku edhe emërohem anëtar i këtij shtabi, në cilësinë e oficerit për informim.Gjatë kësaj periudhe të veprimit kemi arritur të formojmë strukturat komanduese në gjithë territorin e komunës sonë,kemi bërë,organizimin e rojeve të natës,furnizimin me armatim,evidentimin e bashkëpunëtorëve me okupatorë,sigurimin e mjeteve sanitare për rrethana lufte etj,
– Nga viti 1990, tetë vite rresht, kam qenë Kryetar i Komisionit për Informim për Komunën e Istogut,gjatë sëcilës kohë në bashkëpunim edhe bashkëpunëtorë të rrjetit të informimit kemi evidentuar dhe plasuar në Radio dhe TV si dhe shtypin e përditshëm dhunën dhe terrorin sistematik që bëhej ndaj popullatës shqiptare nga regjimi i S.Millosheviqit,
– Pas mbylljes së mjeteve të informimit publik, Radio Prishtinës, TV Prishtinës dhe Rilindjes kam kryer punën e gazetarit korrespondent për emisionin e lajmeve në gjuhën shqipe në Radio Zagreb,në emisionin dhjetë minutësh të lajmeve në gjuhën shqipe, si dhe në gazetat dhe revistat tjera të kohës, të cilat përmbushnin mungesën e Rilindjes, Radios dhe TV Prishtinës,
– Më 1994 për të përmbushur sadopak vakumin institucional kulturor dhe propagandistik në komunëne Istogut, kam themeluar Shoqërinë Kulturore Artistike “Gurrat e Bardha” në Istog, të cilën e kam udhëhequr vite me radhës në cilësinë e kryetarit të saj,ku janë mbajtur koncerte brënda dhe jashtë komunës së Istogut në rrethana të jashtëzakonshme,
– Në vitet e 90-ta kam qenë njëri ndër inicuesit dhe themeluesit e Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza” dhe të Forumit të Intelektualëve Shqiptarë dega në Istog,
– Më 1995 kam qenë njëri ndër nismëtarët dhe bashkëthemeluesit të revistës mujore politike-letrare “Kronika e Istogut”, njëkohësisht edhe redaktor i saj,me crast nën rrethana të jashtëzakonshme kemi nxjerrur 24 numra të saj,
-Më 1998 bashkë me disa bashkëveprimtarë kemi themeluar Lëvizjen e Bashkuar Demokratike ku zgjedhem sekretar i saj,
– Poashtu më 1998 u jam bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku pas çlirimit të Kosovës më është njohur statusi i veteranit të UÇK-së,
– Menjëherë pas luftës, emërohem Drejtor i Drejtoratit për Arsim, Kulturë, Rini e Sport në Kuvendin Komunal të Istogut,
– Gjatë asaj kohe, po ashtu, kam qenë anëtar i Bordit Politik në Kuvendin Komunal në Istog
– Në vitin 2000 kam qenë iniciator për themelimin e PDK-së, dega në Istog, ku zgjidhem sekretar i Kryesisë së Degës,
* Gjatë viteve të 2000-ta, për dy mandate, kam qenë ansambleist pranë Kuvendit Komunal në Istog,
-Nga viti 2010 ,kam qenë aktiv në protestat e LVV,në Prishtinë,
-Më 2016 me vetëdije dhe me veprimtari, i jam bashkuar edhe zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje,
– Me të gjitha forcat e mia, në vazhdimësi, kam marrë pjesë në proceset politike që ka zhvilluar Lëvizja Vetëvendosje në Istog e deri në Prishtinë.
– Kam qenë aktiv, së bashku me të gjithë anëtarët e familjes dhe më gjerë, në të gjitha protestat dhe tubimet që ka organizuar Lëvizja Vetëvendosje,
– Tash jam aktiv në jetën politike në Istog, si anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Istog.
VEPRIMTARIA KULTURORE
-Aktualisht jam anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Historianëve “Ali Hadri” dega në Istog dhe kohë më parë në kuadër të kësaj shoqate kemi botuar një libër historik me titull “PODGURI NDËR VITE TË HISTORISË”
– Shkruaj poezi dhe publicistikë, lëmi nga e cila disa vëllime presin botimin.
P.S.
-Në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, jam njëri ndër kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje që konkurroj për pozitën e Kryetarit të Komunës së Istogut. TË NDERUAR QYTETARË TË KOMUNES SË ISTOGUT , TË NDERUAR BASHKËPARTIAKË TË LEVIZJES VETËVENDOSJE , SHPRESOJ NË PERKRAHJEN TË PLOTË TË STRUKTURAVE VENDIMMARRËSE TË LEVIZJES VETËVENDOSJE DEGA NË ISTOG!
Duke përkrahur kandidaturen time për Kryetar të Komunes së Istogut jam i bindur se komunen tonë do ta presin ditë më të mira për zhvillim ekonomik, arsimor dhe kulturor.
Istog, më 14.07. 2021
Qerim REXHAJ, antar i Kryesisë së LV-së, Dega në Istog