Qerimi: Jemi në rrugë të mirë
Selektori Bujar Qerimi ka vlerësuar paraqitjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Malit të Zi. Ai ka thënë se kanë kushtuar rastet e shumta të humbura.
Qerimi ka thënë se Kombëtarja është në rrugë të mirë.
“Po na përsëritet kjo situatë, e kam thënë shumë herë. Ndoshta ma kanë zënë për të madhe por kjo është e vërtetë. Në këtë fazë të garave ka portierë të mëdhenj. Në pjesën e parë kemi pasur shumë topa të humbur përballë portierit. Nuk kemi pasur probleme në sulm sa kemi pasur problem me realizim të golave. Në pjesën e dytë kemi aplikuar lojën me 7 lojtarë kundër 6 dhe është interesant. Ia kemi dalë në pjesën e dytë. Ne jemi në rrugë të mirë, jemi kthyer. Ne duhet të përmirësohemi në finalizimin e rasteve, por koha e përgatitjeve për ndeshje është e shkurtër. Nesër e pasnesër do të kemi nga një stërvitje e më pas kemi lojën me Slloveninë. Megjithatë, jam i bindur se Kosova është në rrugë të mirë. Loja e sotme ka treguar se jemi një hap përpara”, ka thënë selektori Bujar Qerimi.