Qerimi shpall listën për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

28 shkurt 2023 | 11:43

Selektori i Përfaqësues së Kosovës, Bujar Qerimi ka shpallur të martën listën me emrat e hendbollistëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën. Kosova e pret Bosnjë-Hercegovinën më 8 mars në Prishtinë, ndërsa ndeshja tjetër me boshnjakët është më 12 mars në Tuzlla.

Kosova e Bosnjë-Hercegovina janë në Grupin 7 të kualifikimeve për “Euro 2024”. Të dy Kombëtaret i kanë humbur ndeshjet e para, ndërsa ndeshjet e ndërsjella vlerësohen vendimtare për vendin e tretë, që mund të dërgojë në Evropian.

Synimi i Kosovës është vendi i tretë në grup, ndërsa shumë e rëndësishme vlerësohet ndeshja e 8 marsit në Prishtinë. Përfaqësuesja e Kosovës grumbullohet më 5 mars në Prishtinë. Selektori Qerimi ka ftuar 19 lojtarë në grumbullim. Ka të rikthyer e po ashtu emra të rinj. Janë kthyer kapiteni Valon Dedaj, Bujar Ramosaj e Shaban Zogaj, ndërsa Ardin Berisha e Elvir Muqa janë emra të rinj në përfaqësuese. Mali i Zi dhe Sllovenia udhëheqin në grup me nga katër pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA e zgjodhi mbrëmë Lionel Messin futbollistin më të mirë…