Qerimi shpall listën për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Holandën

30 prill 2025 | 16:00

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të mërkurën listën e hendbollistëve të ftuar për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Holandën. Për herë të parë në ekipin e zgjeruar është ftuar Amar Muqolli, ndërsa kthehet Olsi Mulaj.

Bëhet fjalë për dy hendbollistët e talentuar të Besa Famgas që shkëlqyen me Kosovën U18.

Kthehet edhe Arbios Mushkolaj që mungoi në ndeshjet e kaluara për shkak të një lëndimi. Kosova grumbullohet të dielën mbrëma, më 4 maj, kurse stërvitjet fillojnë të hënën. Ndeshja Kosovë-Ishujt Faroe është më 8 maj nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja me Holandën është më 11 maj në ‘s-Hertogenbosch. Janë këto dy ndeshjet e fundit kualifikuese për “Euro 2026”.

Kosova kërkon suksesin për kualifikim historik. Në Grupin 6, Ishujt Faroe janë në vendin e parë me 5 pikë. Nga katër i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës i ka tri pikë. Gara në grup është plotësisht e hapur.

Lista e hendbollistëve

Valon Dedaj, Arti Luzha, Kushtrim Ninaj, Arbios Mushkolaj, Mali Luzha, Luigj Quni, Drilon Tahirukaj, Lulzim Shabani, Haris Berisha, Buja Ramosaj, Jon Muqolli, Lonard Gegaj, Rron Ramadani, Olsi Mulaj, Egzon Gjuka, Matej Thaqi, Amar Muqolli, Liridon Zena, Drenit Tahirukaj.

May be an image of 2 people, people playing basketball and text that says "PRESENTEDEN KOSOVA QUALIFIERS MESSIFBLR3202 Kreuzlingen () KH Rahoveci RK Bjelin Spacva Vinkovci (CRO) KH Rahoveci KH Rahoveci Zürich (SUI) HSC Kreuzlingen Kastrioti Kreuzlingen HSC (SUI) KH Rahoveci (SWE) TEAM 11 Valon Dedaj 18 Arti Luzha 19 Kushtrim Ninaj 21 Arbios Mushkólaj 22 Mali Luzha Luig Quni Tahirukai Lulzim Shabani 28 Haris Berisha Bujar Ramosaj Jon Mugolli 34 Leonard Gegaj 35 Rron Ramadani Olsi Mulaj 68 Egzon Gjuka Matej Thaqi 78 Amar Muqoli 91 Liridon Zena 98 Drenit Tahirukaj KH Famgas KH Rahoveci Varazdin (CRO) KH Besa Famgas RK Zamet (CRO) HSC (SUI) NLB KEP RUGOVE EMERYHOTES OFATIIM MINIMAX"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e enjte) më 1 maj qytetarët nuk do të…