Qerimi zbulon listën për fazën e dytë kualifikuese për ‘Euro 2026’

31 tetor 2024 | 15:10

Javën e ardhshme Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve e fillon garimin në fazën e dytë kualifikuese, përkatësisht në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Kosova është në grupin e gjashtë së bashku me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën. Grupi është sfidues, por Kombëtarja jonë e kërkon kualifikimin historik në Evropian. Ndeshjen e parë Kosova e ka në udhëtim ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja zhvillohet në Torshavn më 6 nëntor nga ora 20:00. Më 10 nëntor nga ora 17:15 në Prishtinë është ndeshja Kosova-Holanda.

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, të mërkurën ka shpallur listën e hendbollistëve në të cilët llogaritë për këto dy ndeshje. Qerimi ka ftuar 16 lojtarë. Emër i ri është Lionel Mirdita, që bën karrierë në Zvicër, ndërsa kthehen Drilon e Drenit Tahirukaj. Kosova të hënën udhëton për në Ishujt Faroe ku do t’i ketë katër seanca stërvitore para ndeshjes.

Dy të parët në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa kualifikimin e sigurojnë edhe katër kombëtaret më të mira të pozitës së tretë prej tetë grupeve sa janë gjithsej. Në Përfaqësuesja e Kosovës jemi të përkushtuar për fillim të mbarë dhe për hapin tutje në zhvillimin e vazhdueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbana Osmani ka nisur përgatitjet për të sjellë për publikun…