Qerimi zbulon listën për ndeshjet me Rumaninë
Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme.
Kombëtarja jonë në kuadër të grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit 2022, i luan dy ndeshje me Rumaninë. Ndeshja e parë me rumunët është më 10 mars në Prishtinë nga ora 19:30. Ndërsa e dyta luhet më 14 mars nga ora 17:00 në Bukuresht.
Kombëtaren tonë e presin dy ndeshje të vështira me Rumaninë, por synimet janë për mobilizim të plotë dhe për të dhënë maksimumin në tentim për fitore ndaj rumunëve.
Bujar Qerimi, që në postin e selektorit u zgjodh më 17 shkurt, do të llogarit në lojtarët që edhe deri më tani ishin pjesë e ekipit kombëtar. Në listën e parë të tij nuk ka ndonjë emër të ri, ndërsa kthehen disa lojtarë që munguan në ndeshjet e para të këtyre kualifikimeve.
Grumbullimi i lojtarëve bëhet të premten (5 mars) nga ora 12:00 deri në ora 13:00 në Hotel Internacional në Prishtinë.
Në listën e Qerimit janë emrat e 18 lojtarëve. Ndërsa në shtabin e tij teknik janë Fatmir Muhaxheri, Veton Hajrizi dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi.