Qerkini: Luftën po e përmendin ata që ikin bashkë me fëmijët e tyre

26 prill 2024 | 14:15

Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, u ka bërë thirrje liderëve shtetërorë që të punojnë më shumë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, duke thënë se dhimbja nuk i lë të flenë.

Qerkini ka thënë se lufta po përmendet nga ata që së bashku me fëmijët e tyre mund të largohen nga vendi dhe se në rast lufte, por ai ka bërë me dije se nuk do të largohej nga Mitrovica.

“Na e keni futë një stres të ri se po bëhet luftë. Kush po e lypë atë luftë? Ai që mundet me i largu fëmijët prej këtu se unë që nuk mundem me ik dhe ata që më kanë mbetur, pasha Zotin, qaty në Mitrovicë kam me vdekë. Mos ma përmend bre vëlla! E vetmja Mitrovicë shqiptare nuk ka memorial. Në Urë të Ibrit në pjesën e veriut, 7 metra memoriali për serbët, 50 për qind nuk kanë qenë në luftë fare. Të gjithë politikanët e dinë këtë punë”, ka thënë ai.

Në fjalën e tij, Çerkini ka thënë se edhe pas 25 vitesh nuk po gjendet gjuhë e përbashkët edhe pse është nënshkruar marrëveshje të na zbutet pak dhimbja.

Ai ka përmendur edhe varrezat masive për të cilat tha se nuk po bëhet mjaftueshëm gërmime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka përfunduar garën në Kampionatin Evropian…