Qesh me zë të lartë, policia gjobit qytetaren me 100 euro (Foto)
Aida Gashi nga Prishtina thotë se është gjobitur me 100 euro nga Policia e Kosovës vetëm se në orët e para të së enjtes, qeshi me zë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Në një postim në llogarinë “Facebook”, ajo ka publikuar gjobën e shqiptuar nga policia teksa ka deklaruar se është “dënuar me 100 euro vetëm se ka qeshur me zë”.
Ajo ka thënë se zyrtari i policisë i ishte afruar në momentin që ajo po priste një taksi dhe se i kishte thënë të mos qeshë.
Aida Gashi thotë se kur e ka pyetur policin se me çka po e mat të qeshurën, zyrtari i është përgjigjur “me veshët e mi”.
Neni i tetë i Ligjit për rendin dhe qetësinë publike thotë:
Neni 8
Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën
1. Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth
apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës
dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.
2. Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë
prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) euro.
3. Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi
përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind
(700) euro.
Postimi i plotë i Aidës:
Dhunohet dhe vritet nje femije 12 vjecar, policia e neglizhon rastin! Une denohem me 100 euro gjobe pse qesha me za!
1 person pa leje, me shpejtesi dyfish ma shume se qe eshte e lejume, i shkel 2 gra per vdekje; policia neglizhente sepse duhet me me denu mu te pacipen qe po qeshi me za mas 12ve te nates!
Tjetri e dhunon nje te mitur, tjetri e mbyt gruan me femije, krejt keto pasoje e neglizhences se policise sepse ma se lehti e ka me dale ne qytet e me me denu mu me 100 euro gjobe se qesha me za!
Perderisa isha tu e prite nje taxi me shoqe, tu qeshe me za edhe tu bisedu, me afrohet Zyrtari i Policise Fatmir Miftari ne uniforme:
Fatmiri: Cka po keshe kshtu ?
Une: A seriozisht po m’pyte ?
Fatmiri: Je tu keshe shume, mos kesh!
Une: Me cka po e mate qe po keshi shume?
Fatmiri: Me vesht e mi !
E realisht, eshte fakt qe une isha dashte me qajte ne duar te kujt jemi!
Une bija yte Kosove,
po qeshja me za!
Denim me 100 euro gjobe, se po qeshesh me za!