‘Qesharak dhe i pamundshëm sanksionimi i Serbisë’: Orbani i Hungarisë i del në krah Vuçiqit

06 tetor 2023 | 11:31

Qesharake dhe të pamundshme i ka quajtur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kërkesat për vendosjen e masave ndëshkuese dhe sanksioneve ndaj Serbisë nga disa vende të unionit evropian.

Kështu është cituar të ketë thënë Orbani në Granda në Spanjës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian nga Radio Televizioni i Vojvodinës.

Orbani, i cili tash për tash është aleati më i madh i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i doli në krah këtij të fundit duke thënë se “serbët (e Kosovës) kanë vuajtur në provokime të shumta dy viteve të fundit”.

“Ju duhet të kuptoni se si sillet Kosova. Ata nuk duhet të provokojnë serbët”, ka thënë kryeministri hungarez, derisa shtoi edhe se “nuk ka stabilitetit në Ballkan pa Serbinë”.

Kujtojmë se Hungaria – ndonëse vend njohës i Kosovës – është zotuar se do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata evropiane, siç edhe bëri në rastin e kalimit të fazës së parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këtë duke e arsyetuar se presin deri në arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se si rrjedhojë nuk duan “të prejudikojnë” rezultatin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lexuesit e gazetës prestigjioze “The Guardian” kanë renditur disa qytete…