Qeveria do të ketë sfida të mëdha, na duhen njerëz të aftë

22 prill 2020 | 08:34

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se ky subjekt politik është në fazën e negocimit me partnerët e mundshëm për ta formuar qeverinë e re. “Do të ketë sfida të mëdha të kësaj qeverie. Duhen njerëzit më të mirë për t’iu përgjigjur kësaj situate. Nuk ka afat kohor. Së pari duhet të sigurohen votat. Kryetari Mustafa u ka dërguar letër partnerëve të mundshëm për kriteret e formimit të qeverisë”, ka thënë Muhaxheri për “Klan Kosova”.

“Karshi përgjigjeve që do të marrim do të kemi edhe ne përgjigje për mandatarin. Mustafa ka një mbështetje të Këshillit të Përgjithshëm për të negociuar dhe formuar qeverinë e re. Nuk do të jetë qeveri që do të ketë sfida të lehta. Duhet parë se kush është i gatshëm për t’u ballafaquar me procese, si dialogu, liberalizimi i vizave dhe sfida e madhe ekonomike që na pret”, ka thënë Muhaxheri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Driton Selmanaj, ka…