Qeveri s’po koordinohet me aleatë, por me një kriminel

20 korrik 2023 | 18:12

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, sot në emisionin Frontal” të T7 ka folur për bisedën e Mimoza Kusari-Lilës me Slavko Simiq.

Ajo tha se në këtë komunikim është parë shpërfaqje e koordinimit të Mimoza Kusari-Lilës me një kriminel [Milan Radojiçiq].

“Përmes Listës Serbe dhe Mimoza Kusari-Lilës kemi parë një shpërfaqje të koordinimit të saj me një kriminel për të cilin është diskutuar gjatë. E kemi parë që LV përherë është deklaruar që nuk ka asnjë bashkëpunim me Listën Serbe e, në fakt, kemi parë një shpërfaqje të qartë se kjo qeveri, e cila nuk koordinohet me aleatët, ShBA-në, BE-në, opozitën, shoqërinë civile, sindikatat, mediet, ka një koordinim me njërin prej kriminelëvë të kërkuar, të cilin ShBA-ja e ka futur në listën e zezë”, tha deputetja e PDK-së.

“Është folur me përçmim për veteranët, për shumë qytetarë të Kosovës”, tha Deliu.

Ajo tha se kjo ka qenë e papranueshme për ta, prandaj kanë kërkuar llogaridhënie nga qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…