Qeveria, 143 mijë euro për xhudon
04 dhjetor 2018
| 16:22
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim për mbështetjen e Federatës së Xhudos me 143 mijë euro.
Vendimin e Qeverisë e ka përshëndetur trajneri Driton Kuka, i cili është i lumtur se xhudistët dhe kampionia Olimpike do të këtë kushte për stërvitje.
“Dinjitetshëm do stërvitemi tash e tutje. Kryeministri Haradinaj po e kthen dinjitetin edhe te Ekipi Olimpik! Kampionia Olimpike, por edhe të tjerët fal përkrahjes së sotme të kërkesave tona në mbledhjen e Qeverisë do stërvitin në kushte normale për stërvitje”, ka shkruar Kuka, i cili ka paralajmëruar se ekipi i xhudos do punojmë për suksese të reja në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
/Epoka e re/