Qeveria aprovon kërkesën e ndarjes së mjeteve shtesë për zjarrfikësit
22 janar 2020
| 13:42
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është aprovuar kërkesa e zjarrfikësve për ndarjen e mjeteve për pagesën e orëve të ndërrimit të natës, festave shtetërore dhe orëve të punuara jashtë orarit.
Po ashtu në këtë mbledhje është shqyrtuar propozim vendimin për themelimin e Grupit Punues për inicimin e zonave ekonomike zvicerane (ZKM).
Gjithashtu në këtë mbledhje u aprovua edhe propozim vendimi për vazhdimin e mandatit për drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Shoqërinë e Informacionit në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike si dhe vazhdimi i mandatit për drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës në kuadër MZHE-së.