Qeveria “arsyetohet” për takimet e Kurtit krah Martin Berishajn: Ai është përgjegjës për Bosnje

06 dhjetor 2024 | 19:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron një vizitë në Bosnje e Hercegovinë, ani se fillimisht parashihej të udhëtonte atje për samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili u anulua. Megjithatë, siç tha vet ai, “vizitën nuk mund ta anulonte”. Reagime ka shkaktuar fakti se Kurti, gjatë kësaj vizite, pas vete ka pasur edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i njohur për lidhjet me mafinë energjetike dhe shpëlarje parash.

Ndërkohë, prezencën e Berishajt në këtë vizitë, e ka “arsyetuar” Zyra e Kryeministrit, e cila në një komunikatë për media ku njoftoi për takimet e Kurtit atje, tha se Berishaj është “përgjegjës” për Bosnje e Hercegovinë.

“Në të gjitha takimet e sotme, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Kroaci, përgjegjës edhe për Bosnje dhe Hercegovinë, Martin Berisha dhe stafi i kryeministrit.” – thuhet mes tjerash në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës  “Puna e…