Qeveria australiane shtyn vendimin për Djokoviqin
13 janar 2022
| 13:27
Novak Djokoviq vijon të jetë në Melburn, por prania e tij në grand slam të Australian Open mbetet ende një enigmë.
Ministria e Emigracionit ka kërkuar më shumë kohë për të mbyllur hetimin në lidhje me dokumentacionin (i pavaksinuar) dhe deklaratat e rreme që tenisti serb (intervista kur ishte i infektuar) ka dhënë në kufi, pas mbërritjes.
Ndërkohë, organizatorët e grand slam të Australian Open nuk humbasin kohë dhe kanë hedhur shortin. Në short figuron edhe emri i Novak Djokoviq, numri 1 në botë për meshkuj, që në raundin e parë do të luajë ndaj patriotit të tij Miomir Kecmanoviq. Djokoviqi është kampion në fuqi i këtij grand slam, që synon ta fitojë për të 10-n herë.