Qeveria austriake i njeh patentshoferët e Kosovës, Mandl jep detaje
27 qershor 2023
| 17:53
Austria ka marrë vendim që t’i njohë patentshoferët e Kosovës.
Këtë e ka bërë me dije për Klankosova.tv, deputeti i parlamentit evropian, Lukas Mandl.
Mandl tha se vendimi është marrë sot në Këshillin e Ministrave të Austrisë, por që tani duhet të kalojë në parlament.
Se kur do të mblidhet parlamenti austriak për këtë çështje, Mandl tha se ende nuk dihet.
“Po, sot në Këshillin e Ministrave u mor vendimi që të njihen patentë shoferët kosovarë në Austri. Tani krejt çka duhet është që të miratohet edhe në parlament, mirëpo ende nuk kemi ndonjë datë të saktë se kur do të mblidhet parlamenti për këtë çështje”, ka thënë Mandl.