Qeveria austriake nëpërmjet UNDP-së ndihmon MEPTINIS-in me pajisje teknologjike

22 maj 2020 | 14:34

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj Covid-19 dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, ka siguruar të premten laptopë, tabletë dhe artikuj mbrojtës për Agjencinë e Punësimit në Kosovë (AP) pranë Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS).

Pajisjet do t’i mundësojnë Shërbimit Publik të Punësimit (ShPP) të vazhdojë punën  në mënyrë më efektive edhe tani, gjatë kufizimeve aktuale të lëvizjes.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni të qeverisë austriake kanë qenë të pranishëm: Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Christoph Weidinger, ambasador i Austrisë në Kosovë, Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Gunther Zimmer, këshilltar dhe shef i ADA-së në Kosovë, Drin Haraçia, drejtor i përgjithshëm i AP-së dhe zyrtarë të tjerë të MEPTINIS-it, AP-së, UNDP-së dhe ADA-së.

Ky donacion është siguruar si pjesë e projektit rajonal Promovimi i Zgjidhjeve Gjithëpërfshirëse të Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor (ILMS II) i financuar nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA). Projekti synon të lehtësojë punën e Shërbimit Publikë të Punësimit (ShPP) gjatë implementimin të Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë në përgjigje të COVID-19 dhe ofrimit të shërbimeve tjera të integruara të punësimit për punëkërkuesit e regjistruar.

Donacioni në fjalë përfshin: llaptopë, tableta, USB 16 GB dhe mbushje për telefona mobil për stafin kyç, që të ju lehtësojë komunikimin me klientët gjatë ofrimit të shërbimeve dhe zbatimit të masave emergjente të qeverisë si dhe maska mbrojtëse, dorëza, dhe dezinfektues të duarve. (L.G/ Epoka e re)

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka ftuar të…