
Qeveria Bangladeshi 3
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Punë e kryer: Zgjedhjet përfunduan si përfunduan, askush nuk e ka shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Xhingis Kani i LV-së, Albin Kurti, i njohur si Albin Baba i “jetimëve të Kosovës” nuk ka mëdyshje se do ta formojë qeverinë , pa koalicione dhe pa partinë shpirtërore të Mimoza Kusarit – Listën Serbe. Është shumë i trimëruar se krah të djathtë e ka “irredentistin” nga Livaxha, Nenad Rashiqin që bashkë ne Alim Ramën dhe Atiqin e Severna Mitrovicës përbën grupin e tre musketjerëve për bashkim kombëtar ….. me Serbinë sipas marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Opozita e ndarë ka 52 vota shqiptare kurse LV-ja ka 48 vota shqiptare, e them kushtimisht shqiptare sepse një numër i konsiderueshëm i deputetëve të LV-së, shqiptarë deklarohen vetëm se e flasin një gjuhë shqipe të baushtellës .
Opozita e pabashkuar ta në kurthin e euforisë duke llogaritur se Kurthi nuk i ka numrat e domosdoshëm për formimin e qeverisë duke llogaritur se opozita, e deklaruar kundër qeverisë Kurthi 2 nuk do të ketë asnjë kushtëzim për formimin e koalicionit . Realisht , po ta kishin përnjëmend, ashtu edhe do të bëhej. Gabimi i madh dhe amatoresk i opozitës së papjekur dhe të pabashkuar ishte dhe është se shpresat i mbështetnin të fakti se LV-ja nuk e pranon Listën Serbe e që ishte dhe është mungesë elementare e njohurive dhe sensit politik aq më parë që kishin rastin kur Mimoza Kusari, e deleguar nga Albin Kurthi, në një bisedë miqësore me Radoiçiqin dhe Simiqin arritën pëlqim për të mos e votuar Ligjin për veteranët e luftës dhe pagën minimale.
Albin Kurthi nuk ja lënë mjet a metodë pa përdorur për të ardhur në pushtet, dhunën në rrugë, dhunën kundër institucioneve, manipulimin dhe instrumentalizimin e viktimave që janë qenë idealistë dhe që idealizmin e kanë paguar me jetën e tyre për të materializuar qëllimin e Kurthit për marrje të pushtetit. Lista e deputetëve të LV-së, përjashtuar raste sporadike nuk ka të bëjë asgjë me kombëtaren, është antikombëtare si nga përmbajtja, bindja apo veprimi. Kabineti qeveritar, hiç ndonjë rast të izoluar nuk dallon me asgjë nga kabineti i Fadil Hoxhës kurse marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit e vë edhe nën standardet e Rrahman Morinës, shefit të Binak Maxharrajt që nga Amerika fort e përkrahë Albinin dhe e lufton Hashimin dhe UÇK-në. Kurse mediat e afirmojnë si analist dhe mendimtar politik sikur edhe si aktivist politik . Gjeneratat e reja nuk e njohin kurse pushtetit i pëlqejnë lajkat e këtij antikombëtari. LV – ë llogaritë në “tre musketjerët” e Nismës shkaku se Limaj ua la ëmbël. Në fund të fundit Nisma nuk ka shumë zgjedhje përveç se të bashkohet me LV-në duke u shndërruar në fatonspec, haxhiqamilë apo donikëzezë, që kinse duke ruajtur “subjektivitetin partiak” që garanton “koalicion” me LV -në, në fakt i shkrinë në listën e Xhingis Kanit. Nisma luan me dy palë letra, me LV-në apo opozitën, diku kapet.
AAK-ja nuk ka asnjë kusht për koalicion deri të formohet koalicioni, nëse formohet. PDK-ja si parti e dytë është më e kujdesshme, nuk po ngutet sepse siç e thotë populli: “kush ngutet, përmutet…”. LDK-ja, përmes kryetarit, Lumit të Xhikës, edhe para zgjedhjeve është përcaktuar se do të mbetet në opozitë nëse nuk i fiton zgjedhjet apo nuk e ka postin e KM. Është fakt i kryer se nuk i ka fituar zgjedhjet, i mbetet shpresa për postin e KM ……. nëse Albin Kurti , me një alkimi të paparë deri më sot shndërrohet në Halil Kastrat.
Albin Kurthi nuk dorëzohet kurrë në luftë për pushtet, e ka çështje të mbijetesës politike dhe personale, jo se i intereson interesi i qytetarit apo i Kosovës . Larg qoftë ai i bashkimit kombëtar! Prandaj opozita duhet të heqë dorë nga formimi i qeverisë. Fronti i angazhimit opozitar duhet të përqendrohet të zgjedhjet lokale që janë thuaja para dere. Sot, ai që e formon qeverinë e pakicës, tjetër nuk ka përveç nëse ndërkombëtarët nuk vendosin ndryshe, do të jetë humbësi më i madh. Marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit e zhveshë Kosovën nga çdo sovranitet mbi një integritet territorial të një shteti normal.
Kosova sot është një bombë e kurdisur që mund të shpërthejë në çdo çast e që ky shpërthim fare ose aspak nuk varet nga ne. Këta që janë në pushtet sigurisht se nuk e bëjnë luftën, ishin dhe janë kundër UÇK-së , i dërguan themeluesit e saj dhe të shtetit në Hagë. Ishin dhe mbetën përçarës, si fatosa të Rexhepit nr. 2 Qosja. Një numër i “patriotëve” të LV-së fatin e kanë të lidhur me ndonjë shtet a vend tjetër, qoftë si burra të huaj apo gra të huaja. Çfarë motivi tjetër kanë këta përveç zhvatjes sipas parimit: “zgjate o Zot sa më shumë…”.
Albin Kurthi erdhi në pushtet me dhunë të kamufluar si patriotizëm, luftë kundër korrupsionit dhe krimit si dhe bashkimit kombëtar. Asgjë prej këtyre nuk i realizoi, nuk e kishte për qëllim përkundrazi. Opozitës nuk i duhet qeveria e pakicës, i duhen zgjedhjet lokale. Albin Kurti nuk do të mundet nga vota, por nga arma që e përdori, më mirë të them e keqpërdori – dhuna që do t’i kthehet si boomerang. Asgjë nuk mbetet për botën tjetër pa i dhënë llogari në këtë botë – botën reale. Në vend të RIP , rest in peace, pusho në parajsë për dikë që patologjikisht e lakmon pushtetin do të bëhet, RIH , Rest in Hell apo pusho në ferr.