Qeveria barasvlerësoi Policinë e Kosovës me paramilitarë të Serbisë
Juristi i njohur Dastid Pallaska ka kritikuar draft-marrëveshjen që Kosova ka arritur dje me Serbinë për të shtënsiunuar situatën në veri të vendit.
Në profilin e tij në “Facbook”, ai ka shkruar se me këtë draft-marrëveshje qeveria ka baravlerësuar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës me një tufë paramilitarësh të Serbisë.
“Reciprociteti i vetëm që kjo Qeveri do ta vendosë me Serbinë është barasvlerësimi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës me një tufë paramilitarsh të Serbisë”, ka shkruar Pallaska.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar të mërkurën se teksti i draft-marrëveshjes me të cilën është pajtuar pala e Kosovës, parasheh që në një fazë kalimtare prej gjashtë muajsh targat e veturave të mos hiqen dhe ndërrohen, por vetëm të mbulohen me një letër ngjitëse.
Kosova do të tërheqë njësitë speciale të policisë nga pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ku për një kohë të shkurtër do të vendosen njësitet e KFOR-it, dhe më pas do të hiqen edhe barrikadat që kanë bllokuar rrugët nga serbët lokalë.