Qeveria e bën të pavarur Inspektoratin e Punës
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar projektligje, rregullore dhe vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Qeveria në mbledhjen e saj ka bërë ndryshim edhe në Projektligjin për Inspektoratin e Punës.
Projektligji përkufizon Inspektoratin e Punës, si organi i pavarur dhe ekzekutiv i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mandat që të mbikëqyrë dispozitat ligjore nga marrëdhënia e punës.
Çështjet kryesore të trajtuara në Projektligj janë: Mandati i Inspektoratit të Punës; Strukturën organizative; Statusin e të punësuarve duke përfshirë kushtet dhe kriteret profesionale; Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit ekzekutiv; Kompetencat e inspektorëve të punës; Procedurën e inspektimeve duke përfshirën dhe llojet e inspektimeve; Parandalimin e konfliktit të interesit; Të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit gjatë inspektimit; Hetimet e aksidenteve në punë; Gjobat; Procedurat administrative dhe ato kundërvajtjes; Buxhetin e Inspektoratit të Punës; Ndërlidhjen ndërmjet Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë.
Inspektoratin e Punës e drejton Ekrem Kastrati.