Qeveria britanike heq dorë nga plani: Jo pasaportë vaksine për hyrjen në klube nate

12 shtator 2021 | 19:08

Qeveria britanike ka hedhur poshtë planet për të vënë kushtin e pasaportës së vaksinës për hyrjen në klube e lokale nate. Skema ishte propozuar të vendosej nga fundi i këtij muaji, duke detyruar klubet e natës dhe bizneset e tjera që organizojnë evente të mëdha, që të sigurohen mbi hyrjen e vetëm të personave që kanë bërë dy dozat e vaksinës anti-Covid.

Por ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se ky moment aktualisht nuk do të diskutohet dhe as do vihet në zbatim: Ai tha se ndihet i kënaqur që nuk do të vazhdohet me këtë skemë pasi qeveria shqyrtoi provat mbi efektivitetin e mundshëm.

Skema u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit e industrisë të cilët thanë se do të dëmtonte akoma më shumë bizneset që po përpiqen të shërohen nga pandemia. Shoqata e Industrive të Bizneve të Natës paralajmëruan se do të ngrinin edhe një padi ndaj qeverisë për diskriminim.

Vetë kryeministri britanik Boris Johnson pritet të dalë të martën që vjen në një konferencë për të sqaruar më tej vendimin. Kthesa e dukshme duket se vjen pasi këshilltarët shkencorë të qeverisë arritën në përfundimin se vaksinimet do të ishin arma mbrojtëse kundër çdo vale tjetër të mundshme këtë dimër. Besohet gjithashtu se ata kanë kërkuar që qeveria të mos fusë asnjë lockdown tjetër si ajo e vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, ish-ministri i Inovacionit Muzafer Shala…