Qeveria britanike lejon 60 mijë tifozë për gjysmëfinalet dhe finalen e ‘Euro 2020’

22 qershor 2021 | 16:45

Do të jenë të paktën 60 mijë tifozë që do të lejohen për të qenë në stadiumin “Wembley” për dy gjysmëfinalet  dhe finalen e “Euro 2020”, e cila është parashikuar që të luhet më 11 korrik.

Të martën qeveria britanike ka bërë të ditur se do të lejohet që të mbushet 75 për qind e impiantit me tifozë. Për 3 ndeshjet e fazës së grupeve, kapaciteti i lejuar ka qenë 25 për qind.

Kërcënimet e UEFA-s për shtimin e numrit të tifozëve kanë dhënë efekt, teksa tashmë atmosfera do të jetë edhe më e ndezur në Londër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Achraf Hakimi është një nga lojtarët që mund të largohet…