Qeveria deklarohet pas dorëheqjes së Thaçit
05 nëntor 2020
| 13:36
Qeveria e Republikës së Kosovës ka vlerësuar se në situatën e re të krijuar pas dorëheqjes së presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, Kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.
“Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë. Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike”, është thënë në deklaratën e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.