Qeveria deklarohet për takimin Kurti-Vuçiq: Do të flasin për zbatimin e marrëveshjes bazike
20 qershor 2024
| 16:58
Qeveria e Kosovës është deklaruar në lidhje me takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që do të mbahet në Bruksel më 26 qërshor.
Zëdhënësi Përparim Kryeziu i ka thënë “Dukagjinit” se në takim do të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.
“Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara”, citohet se ka thënë ai.
Ndryshe, BE-ja konfirmoi sot mbajtjen e këtij takimi, ku të pranishëm do të jenë emisari evropian, Miroslav Lajçak dhe kryediplomati evropian, Josep Borrell.
Po ashtu, u raportua se për mbajtjen e bisedimeve është rënë dakord gjatë vizitave që emisari Miroslav Lajçak pati në Kosovë e Serbi.