Qeveria del me njoftim për bisedën telefonike Kurti-Chollet

11 shkurt 2023 | 13:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për bisedën telefonike që ka pasur dje me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Diskutuan për propozimin evropian, të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Gjithashtu bëhet me dije se u “theksua rëndësia e avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze”.

Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), gjatë javës që shkoi…