Qeveria del me njoftim për takimin Hoti-Lajçak

13 tetor 2020 | 19:39

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Siç njofton zyra e kryeministrit Hoti, temë diskutimi gjatë këtij takimi ishte procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku kryeministri Hoti specifikoi faktin se Qeveria mbetet e përkushtuar në këtë proces, i cili duhet të rezultojë me njohje reciproke.

“Duhet të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona, në mënyrë që të mbyllim një kapitull dhe të sigurojmë perspektivën eurointegruese”, ka thënë kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti e ka vlerësuar lartë angazhimin e Lajçakut dhe ka shprehur gatishmërinë për rol konstruktiv të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ambasadorin…