Qeveria dënon sulmin ndaj Konsullatës së Kosovës në Strasburg

26 shkurt 2018 | 11:33

Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie ka dënuar aktin e sulmit mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, si dhe shkatërrimin e stemës së Republikës së Kosovës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i konsullatës.

Qeveria ka shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti dhe duke vlerësuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze, kërkon nga ato që të zbulojnë dhe të kapin autorët si dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.

“Sulmi që ndodhi në fundjavën e kaluar mbi Konsullatën e Përgjithshme dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore, është një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit”, është thënë në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vikendit është sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në…