Qeveria distancohet nga gjuha e Gjergj Dedajt për Turqinë
Qeveria e Kosovës përmes një reagimi për media, është distancuar nga gjuha e Gjergj Dedajt, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Dedaj ka thënë se Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, përmes emisarëve të tyre.
Qeveria e Kosovës në anën tjetër thotë se janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj.
“Qeveria e Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdoqoftë tjetër”.
“Këto deklarime, nuk paraqesin as dëshirën e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve tashmë tradicionalisht të mira që ka Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë dhe popullin turk!”, është thënë në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
/Epoka e re/