Qeveria do ta mbulojë furnizimin me energji elektrike

15 dhjetor 2021 | 18:45

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria do ta ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.

Kurti, në një konferencë për media me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka theksuar se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.

“Kriza është bërë e papërballueshme. Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se “kriza energjetike që po i rek të gjitha vendet e rajonit, tanimë ka arritur në vendin tonë.”

Aktualisht, dy blloqet e Termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit si pasojë e avarive të paparishikuara.

“Kriza është bërë e papërballueshme”, ka pohuar Kurti në konferencën për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti spanjoll Fernando Alonso dhe ai gjerman Sebastian Vettel, dy…