Qeveria do të ndajë mjete në mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në veri
27 shtator 2023
| 10:20
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës do ndajë mjete për mbështetje të familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në krye të detyrës të dielën në veri.
Kjo është pika e dytë e rendin të mbledhjes së qeverisë.
Qeveria do të ndajë mjete edhe “për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio- ekonomik të krizës energjetike”.
Qeveria do të ndajë mjete edhe për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në janar të këtij viti ku në disa komuna u shkaktuan dëme.