Qeveria do të shpërndajë gjysmë milioni maska falas për qytetarët

27 korrik 2020 | 15:44

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se do të shpërndahen gjysmë milioni maska falas për qytetarët e Kosovës nëpër komuna.

Në një konferencë për medie, ku ka folur për gjendjen e pandemisë në vend, Zemaj ka thënë se këto maska janë donacion nga Jordania dhe diaspora.

“Sot në emër të Qeverisë, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri do të jap lajmin se do të shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës një donacion i ardhur nga diaspora. Janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të shpërndahen në duart e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Zemaj.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri ka deklaruar se nga Jordania kanë ardhur një numër i konsiderueshëm i maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse.

“Kanë ardhur gjysmë milioni maska, gel dezinfektues e mantile”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…